Sport

Tottenham i thotë “Jo” Bayern Munich për Harry Kane, negociatat vazhdojnë…

Spurs ka refuzuar ofertën e parë të Bayernit për sulmuesin Harry Kane.

27 Qershor 2023, 14:38 Nga DOSJA
Tottenham i thotë “Jo” Bayern Munich për Harry Kane,

ANGLI - Oferta fillestare e Bayern Munich për Harry Kane dështoi, pasi Tottenham e refuzoi atë, sipas mediave ndërkombëtare.

Bavarezët thuhet se ofruan më pak se 70.000.000 € plus bonuse, për të nënshkruar me sulmuesin anglez, por londinezët refuzuan të ndaheshin me liderin e tyre.

Kapiteni 29-vjeçar i Anglisë ka edhe një vit të mbetur në kontratën e tij me Tottenhamin, por i ka “ngrirë” bisedimet për rinovim, duke lënë të kuptohet se ai madje po mendon të largohet.

Kampionët e Gjermanisë pritet të rikthehen me një ofertë të re për Kane, pasi ai është objektivi kryesor i sulmit të Thomas Tuchel, ndonëse rrezikon që në këtë garë të futet edhe Manchester United.

E sigurt është se anglezët kërkojnë më shumë para për të lënë golashënuesin e tyre të largohet. Një shumë që i afrohet pretendimeve nëntëshifrore të vitit të kaluar, duket se ka më shumë gjasa të përkulë rezistencën e tyre.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 27 Qershor 2023, 10:13

Shpërthen Hulk: "Ne nuk jemi makina!"

BRAZIL - Sasia e ndeshjeve në Brazil (dhe më gjerë...) ka gjeneruar shumë kritika vitet e fundit në vendin latino-amerikan. Kët&eu...