Sport

VIDEO/ Protesta në “Old Trafford”, tifozët e “Djajve të Kuq” të zemëruar me Glazers...

Tifozët e Manchester United janë tërbuar me familjen Glazers dhe janë mbledhur për të protestuar ndaj pronarëve të klubit jashtë “Old Trafford”.

27 Qershor 2023, 14:52 Nga DOSJA

VIDEO/ Protesta në “Old Trafford”, tifozët e “Djajve

ANGLI - Turmat e tifozëve të zemëruar të Manchester United dolën përpara dyqanit të klubit në “Old Trafford” për të protestuar ndaj familjes Glazers.

Prej disa muajsh pronarët e skuadrës janë duke negociuar shitjen e tij, gjë që ka tërbuar tifozët e “Djajve të Kuq”, të cilët kanë shkuar me pankarta në protestë.

Tifozët brohoritën parrulla anti-Glazer përpara dyqanit të ekipit, duke detyruar punëtorët të mbyllnin punën, derisa protesta të ndalonte.

Në një deklaratë që konfirmonte paraprakisht planet e protestës, një grup tifozësh vuri në dukje se: “Shumica dërrmuese e tifozëve të United duan të shohin fundin e këtij procesi të stërzgjatur shitjeje, me shumicën që mbështet një shitje të plotë”.

VIDEO/ Protesta në “Old Trafford”, tifozët e “Djajve

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 27 Qershor 2023, 10:13

Shpërthen Hulk: "Ne nuk jemi makina!"

BRAZIL - Sasia e ndeshjeve në Brazil (dhe më gjerë...) ka gjeneruar shumë kritika vitet e fundit në vendin latino-amerikan. Kët&eu...