Sport

De Gea në 'hall'! Pasi ra dakort të ulte pagën për të rinovuar me "Djajtë e Kuq", para firmës Man.United ndryshon mendje…

Sipas “The Athletic”, David De Gea pranoi të rinovonte në Manchester United me një pagë të reduktuar, por para nënshkrimit, “Djajtë e Kuq” ndryshuan mendje dhe i ofruar atij një kontratë edhe më të ulët.

27 Qershor 2023, 16:10 Nga DOSJA

De Gea në 'hall'! Pasi ra dakort të ulte pagën për

ANGLI - Të paktën radha e episodit të fundit të rinovimit të portierit David De Gea te  Manchester United është e veçantë. 

Të dyja palët ishin në negociata për një kohë të gjatë, por duke qenë se portieri spanjol kishte pranuar të zvogëlonte pretendimet dhe të konsiderohej si zëvendësues nga sezoni i ardhshëm, gjithçka dukej se do të çonte në vazhdimin e bashkëpunimit.

Por kur erdhi koha për nënshkrimet, gjithçka ndryshoi me “Djajtë e Kuq” që bënë një kthesë 180 gradë! Siç raporton faqja angleze “Athletic”, De Gea ka nënshkruar një kontratë të re me pagë shumë më të ulët se rreth 400.000 euro që ka marrë në javë deri më tani.

Megjithatë, Manchester United e tërhoqi këtë kontratë dhe i ofroi atij edhe më pak para! Sigurisht që tani spanjoli po peshon opsionet e tij, pa e pranuar ofertën e re të klubit. Kujtojmë se kontrata e tij me skuadrën e Mançesterit skadon më 30 qershor.

De Gea në 'hall'! Pasi ra dakort të ulte pagën për

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll