Sport

Një tjetër rrëfim tronditës i Shakirës: "Ai më tradhtoi, kur babai im po luftonte për jetën"

Shakira bëri zbulime serioze për tradhtinë e partnerit të saj, teksa babai i saj ishte në terapi intensive dhe luftonte për jetën.

27 Qershor 2023, 15:11 Nga DOSJA
Një tjetër rrëfim tronditës i Shakirës: "Ai

SPANJE - Shakira bëri një zbulim shumë të rëndë në lidhje me tradhëtinë e Gerard Pique. Ylli kolumbian ka bërë publike, përmes një interviste në një media spanjole, se babai i fëmijëve dhe ish-partneri i saj, Pique, e kanë tradhtuar ndërsa babai i këngëtares ishte në terapi intensive dhe luftonte për jetën, pas një aksidenti të rëndë.

“Babai im erdhi në Barcelonë për të më ngushëlluar, pasi isha e trishtuar për shkak të ndarjes. Gjithçka ndodhi kaq shpejt. Shtëpia ime po shkatërrohej. Po mësoja nga shtypi se ai më kishte tradhtuar, ndërsa babai im ishte në terapi intensive.

Njeriu që kam dashur më shumë në jetën time, babai im, më braktisi kur kisha nevojë për të më shumë se kurrë. Nuk mund të flisja me të dhe ai nuk mund të më këshillonte në atë kohë”, tha ylli kolumbian.

Ylli i popit iu referua gjithashtu shërimit të babait të saj, duke thënë: "Ka qenë shumë e vështirë dhe e ngadaltë. Ai është një njeri i mrekullueshëm dhe i dashur që na befason të gjithëve me forcën e tij. Ai e ka kapërcyer COVID-in një herë, dy aksidente, një pneumoni dhe pesë operacione, të gjitha në 91 vjeç, në më pak se gjashtë muaj.

Babai im është shembulli i fundit i qëndrueshmërisë dhe nëna ime ishte pranë tij çdo natë. Dashuria e prindërve të mi ishte një shembull për mua, por nuk pata fatin të përjetoja një marrëdhënie të ngjashme. Por shpresoj që prindërit e mi të jenë model për fëmijët e mi. Dashuri, durim, përkushtim absolut dhe dëshirë për jetën."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll