Sport

Kroati Brozovic i thotë “Jo” Al Nassr-it, kërkon një pagë 50% më shumë!...

Marcelo Brozovic nuk po shkon në Arabinë Saudite, të paktën jo ende, pasi ai refuzoi ofertën e Al Nassr, duke kërkuar një rritje prej 50% të pagës.

27 Qershor 2023, 14:14 Nga DOSJA
Kroati Brozovic i thotë “Jo” Al Nassr-it, kërkon një

ARABIA SAUDITE - Krahas rastit të Hakim Ziyech, i cili tashmë ndodhet në Riad për të përfunduar transferimin te Al Nassr, skuadra e Cristiano Ronaldos po tenton të nënshkruajë edhe me Marcelo Brozovic.

Edhe pse Interi pranoi ta shiste mesfushorin mbrojtës 30-vjeçar te Al Nassr për 23 milionë euro, lojtari e refuzoi ofertën e sauditëve.

Al Nassr i ka ofruar Brozovic një kontratë 20 milionë euro në vit, me kroatin që kërkon një rritje prej 50%, që do të thotë që paga të jetë të paktën 30 milionë euro, raporton  Calciomercato.

Kroati mbërriti te Inter në janar 2015 si huazim nga Dinamo Zagreb, me italianët që e blenë atë për 5 milionë euro në fund të sezonit.

Në fakt, Marcelo Brozovic, te Interi mori pjesë në dy finale evropiane, Europa League në 2020 dhe Champions League këtë vit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 27 Qershor 2023, 10:13

Shpërthen Hulk: "Ne nuk jemi makina!"

BRAZIL - Sasia e ndeshjeve në Brazil (dhe më gjerë...) ka gjeneruar shumë kritika vitet e fundit në vendin latino-amerikan. Kët&eu...