Sport

Koulibaly: "Unë jam musliman dhe po vij në vendin e duhur, do ta ndihmoj të gjithë familjen time që të jetojnë më mirë"... (VD)

Kalidou Koulibaly i tha lamtumirë Chelsea-t pas vetëm një viti dhe u transferua në Al Hilal, ku do të jetë në gjendje të ndihmojë të gjithë familjen e tij për të jetuar mirë, ka thënë ai për “Corriere dello Sport”.

27 Qershor 2023, 11:56 Nga DOSJA

Koulibaly: "Unë jam musliman dhe po vij në vendin e duhur, do ta

ARABIA SAUDITE - Kalidou Koulibaly do të veshë fanelën e Al Hilal, për tre vitet e ardhshme, me klubin nga Arabia Saudite që njoftoi blerjen e tij nga Chelsea, vetëm disa ditë pas njoftimit për nënshkrimin e Ruben Neves.

Mbrojtësi senegalez u largua nga Premier League dhe Chelsea pas vetëm një viti dhe duke folur për vendimin e tij për t'u transferuar në ligën e Arabisë Saudite, ai tha:

"Jam i lumtur, jam musliman dhe po vij në vendin e duhur. Këtu ka gjithçka që më bën të ndihem mirë, më pritën në mënyrë të shkëlqyer. Kontrata është shumë e rëndësishme, unë do të jem në gjendje të ndihmoj të gjithë familjen time të jetojë më mirë, nga prindërit e mi te kushërinjtë dhe gjithashtu të mbështes aktivitetet sociale të klubit tim në Senegal”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 27 Qershor 2023, 10:13

Shpërthen Hulk: "Ne nuk jemi makina!"

BRAZIL - Sasia e ndeshjeve në Brazil (dhe më gjerë...) ka gjeneruar shumë kritika vitet e fundit në vendin latino-amerikan. Kët&eu...