Sport

FSHF ndërpret kontratën me shoqërinë “Over Sport”, për transmetimin televiziv të futbollit shqiptar në sezonin e ardhshëm…

Ky vendim i FSHF-së ka ardhur pas shkeljeve dhe mospërmbushjes së detyrimeve kontraktore në mënyrë të përsëritur nga shoqëria “Over Sport”.

27 Qershor 2023, 14:25 Nga DOSJA
FSHF ndërpret kontratën me shoqërinë “Over

TIRANE - Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije se ka ndërprerë kontratën me shoqërinë “Over Sport”, që kishte fituar të drejtën e transmetimit televiziv të kampionateve “Abissnet Superiore” dhe Kategorisë së Parë, si edhe të Kupës së Shqipërisë e Superkupës së Shqipërisë.

Ky vendim i FSHF-së ka ardhur pas shkeljeve dhe mospërmbushjes së detyrimeve kontraktore në mënyrë të përsëritur nga shoqëria “Over Sport”.

Pavarësisht të gjitha përpjekjeve të FSHF-së për të rivendosur bashkëpunimin në një modul të arsyeshëm, “Over Sport” në mënyre të përsëritur shpërdoroi besimin e dhënë nga FSHF.

FSHF e ndjen për detyrim ndaj tifozëve dhe konsumatorëve në përgjithësi, të bëjë me dije këtë lajm, duke i garantuar se do të bëjë çdo përpjekje për të siguruar transmetim televiziv profesional dhe të ndershëm për aktivitetet e saj.

Ndërkohë, Federata Shqiptare e Futbollit do të nisë procedurat ligjore në lidhje me rivendosjen e dëmeve që ka shkaktuar shoqëria në fjalë për mospërmbushjen e detyrimeve që përcaktonte kontrata e firmosur mes palëve në fillim të sezonit të kaluar, bën me dije zyra e shtypit në FSHF.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 27 Qershor 2023, 10:13

Shpërthen Hulk: "Ne nuk jemi makina!"

BRAZIL - Sasia e ndeshjeve në Brazil (dhe më gjerë...) ka gjeneruar shumë kritika vitet e fundit në vendin latino-amerikan. Kët&eu...