Sport

TENDERI/ West Ham refuzoi ofertën 90 mln. £ të Cityt për mesfushorin Rice!...

West Ham refuzoi ofertën e Manchester Cityt prej 93 milionë euro për Rice, ndërsa Arsenali po përgatit një sulm të tretë.

27 Qershor 2023, 11:43 Nga DOSJA

TENDERI/ West Ham refuzoi ofertën 90 mln. £ të Cityt për

ANGLI - Manchester City ka dorëzuar ofertën e parë zyrtare te West Ham për Declan Rice, një ofertë prej 80 milionë £ plus 10 milionë £ në shtesa, që do ta çojë marrëveshjen në 90 milionë £ (rreth 93 milionë euro), por "Hammers" nuk e pranuan ofertën e kampionëve të Evropës.

Arsenali, i cili nga ana e tij ka bërë dy oferta për Rice me të dytën, po ashtu në vlerën 105 milionë euro (konkretisht 87.5 milionë euro plus 17.5 milionë bonuse) po monitoron zhvillimet për lojtarin dhe tani po përgatit goditjen e tretë.

Jason Burt i “Telegraph” shkroi në Twitter: "West Ham ka refuzuar zyrtarisht ofertën 90 milionë paundë të Man.City për Declan Rice, ndërsa eksperti i transferimeve Fabrizio Romano vëren se “Topçinjtë” do të 'vazhdojnë të shtyjnë' për të Rice dhe insiston se ata do të bëjnë një ofertë të tretë së shpejti.

Thuhet, se Manchester United raportohet se po shqyrton një lëvizje për Rice, duke ofruar Maguire dhe/ose McTominay në këmbim, por skuadra e Eric Ten Haag nuk ka gjasa të jetë me fat në këtë tender.

TENDERI/ West Ham refuzoi ofertën 90 mln. £ të Cityt për

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 27 Qershor 2023, 10:13

Shpërthen Hulk: "Ne nuk jemi makina!"

BRAZIL - Sasia e ndeshjeve në Brazil (dhe më gjerë...) ka gjeneruar shumë kritika vitet e fundit në vendin latino-amerikan. Kët&eu...