Sport

Vogëlushi Foden, ‘shansi’ i Cityt - fitoi mbi një milion ndjekës në 24 orë

Pas... kërkesës popullore, djali i Phil Foden, Ronnie, hapi një llogari në Instagram dhe brenda një dite theu sportelet.

27 Qershor 2023, 10:34 Nga DOSJA

Vogëlushi Foden, ‘shansi’ i Cityt - fitoi mbi një milion

ANGLI - Në qendër të festimeve të lojtarëve të Manchester Cityt pas fitores së Champions League ndaj Interit ishte  4-vjeçari Ronnie Foden , i cili me energjinë e tij fitoi me meritë titullin e “shansit” për skuadrën e të jatit.

Anësorit Phil Foden duket se nuk i vjen aspak turp për atmosferën familjare që kanë ndërtuar “Qytetarët” sidomos vitin e fundit, me materialin e bollshëm që nga Stambolli e këtej.
Kështu Phil Foden dhe Rebecca Cook vendosën të hapin një llogari zyrtare për të voglin, të cilën sigurisht e menaxhojnë vetë.

I mbiquajtur 'El Wey', Ronnie i vogël thuhet se ka luajtur një rol të madh në atmosferën e dhomës së zhveshjes, përpara se futbollistët e Cityt të ‘pushtonin’ edhe ligën më të mirë të Evropës.

Familja Foden këto ditë ndodhet në Mykonos me pushime, nga ku u hap edhe llogaria e Ronit.
Postimi i tij i parë në Instagram:

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ronnie Foden (@officialronniefoden_)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 27 Qershor 2023, 10:13

Shpërthen Hulk: "Ne nuk jemi makina!"

BRAZIL - Sasia e ndeshjeve në Brazil (dhe më gjerë...) ka gjeneruar shumë kritika vitet e fundit në vendin latino-amerikan. Kët&eu...