Sport

Vinicius - Anitta, fotoja duke u përqafuar ka “ndezur” sërish thashethemet… (video)

Ylli brazilian i popit kërceu përpara finales së Champions League me një bluzë të zbukuruar me emrin e asit të Real Madridit - Shikoni videon

27 Qershor 2023, 10:49 Nga DOSJA

Vinicius - Anitta, fotoja duke u përqafuar ka “ndezur”

BRAZIL - Ndonëse ende 22-vjeç, Vinicius Junior  konsiderohet tashmë një “Galactic” i vërtetë, duke qenë një nga liderët e Real Madridit, ndërkohë që mundohet të mobilizojë luftën kundër racizmit në fusha me aksione të ndryshme.

Futbollisti i ri dhe ylli i popit Anitta janë sërish në qendër të vëmendjes, teksa pozojnë së bashku duke buzëqeshur në Miami. Të dy prej kohësh përmes rrjeteve sociale kanë lënë dyshime se diçka po ndodh mes tyre. Të gjithë e dinë se janë në marrëdhënie të shkëlqyera, por a mund të jetë ky çifti më i ri i yjeve në vend? Disa media në Spanjë dhe Brazil kanë theksuar se ata kanë më shumë se thjesht miqësi.

Pak javë më parë Anitta këndoi para fillimit të finales së Champions League në Stamboll në një ndeshje mes Manchester Cityt dhe Interit. Megjithatë, ylli i popit 30-vjeçar kishte veshur një bluzë të ndezur blu me emrin e futbollistit të Real Madridit të skalitur në anën e pasme, pasi ajo e dinte se miliona sy ishin mbi të. Vinicius dinte ta vlerësonte gjestin e saj “Ti je më e mira”, ka shkruar ai në Instagram, së bashku me disa zemra të bardha.

Tashmë Anitta ka qenë ajo që ka ndarë disa momente nga nata idilike, që ka jetuar në qytetin e Floridës në SHBA. Artistja ndau pozën e saj me Vinicius, por edhe disa video në të cilat shfaqej e shoqëruar nga vetë lojtari, këngëtari L7 dhe aktori André Lamoglia, i njohur në Spanjë kryesisht për punën e tij në Elite.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 27 Qershor 2023, 10:13

Shpërthen Hulk: "Ne nuk jemi makina!"

BRAZIL - Sasia e ndeshjeve në Brazil (dhe më gjerë...) ka gjeneruar shumë kritika vitet e fundit në vendin latino-amerikan. Kët&eu...