Sport

Shpërthen Hulk: "Ne nuk jemi makina!"

“Për një lojtar që duhet të jetë me intensitet të lartë, është shumë e vështirë të flesh në këtë kohë në prag të ndeshjes së radhës. Duhet të pushojmë më shumë, logjistika është shumë e lodhshme”

27 Qershor 2023, 10:13 Nga DOSJA
Shpërthen Hulk: "Ne nuk jemi makina!"

BRAZIL - Sasia e ndeshjeve në Brazil (dhe më gjerë...) ka gjeneruar shumë kritika vitet e fundit në vendin latino-amerikan. Këtë të hënë Hulk shprehu pakënaqësinë e tij për këtë çështje në një deklaratë për radio Itatiaia.

“Njerëzit nuk e kanë idenë! Ne nuk jemi makineri! Ngërçet i kam rrallë, por sot i ndjeva në të dyja këmbët. Dje mbërritëm në hotel në orën 1:30 të mëngjesit dhe arrita të fle vetëm rreth orës 3 të mëngjesit”,- tha ylli barazilian pas humbjes së Atlético Mineiro në vizitën në Fortaleza.

Më tej ai vazhdon për të përfunduar: “Për një lojtar që duhet të jetë me intensitet të lartë, është shumë e vështirë të flesh në këtë kohë në prag të ndeshjes së radhës. Duhet të pushojmë më shumë, logjistika është shumë e lodhshme. Dhe ky nuk është një justifikim për rezultatin. Humbëm sepse Fortaleza ishte më mirë”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll