Aktualitet

Zbardhet PLANI, grupi i Kavajës nën përgjim për trafik kokaine, vrasja prishi operacionin për goditjen e tyre

11 Tetor 2019, 09:24 Nga DOSJA
Zbardhet PLANI, grupi i Kavajës nën përgjim për trafik

KAVAJË- Vrasja që ndodhi dje në apartamentin e parukieres 30-vjeçare në Kavajë, mbart një tjetër skemë përveç asaj të krimit të pasionit, ku mbeti i vdekur Dritan Haxholli. Burime për Dosja.al pranë Policisë së Shtetit, bëjnë me dije se personat e përfshirë në këtë vrasje, bashkë me disa emra të tjerë, të cilët për arsye hetimi nuk mund të zbulohen, kanë qenë nën përgjim për trafik dhe shpërndarje droge.

Pjesë e grupit janë dy vëllezërit, Bledar dhe Bernard Toçi, Xhuljo Biturku, Marsida Qatja dhe Ermir Çela. Deri më tani, bëjnë me dije po të njëjtat burime, nuk ka informacion nëse edhe viktima Dritan Haxholli ka qenë pjesë e këtij grupi.

Grupi ka qenë nën përgjim prej gati 4 muajsh, dhe policia kishte organizuar edhe një operacion i cili pritej të finalizohej këto ditë. Ata dyshohet se kanë patur aktivitet në klubet përgjatë bregdetit, ku mendohet se kanë shpërndarë kokainën në doza.

Në operacion do të merrnin pjesë policia e Durrësit, forcat operacionale, dhe reparti Shqiponja.

Ka qenë ngjarja e djeshme e cila ka shkatërruar operacionin e policisë, pasi përplasjes me armë zjarri që ndodhi në banesën e Marsida Qatjas. Kartë telefoni, lugë, dhe pluhur i bardhë, i dyshuar si kokainë, ishin disa nga sendet që u gjetën në banesë, çka sollën dyshime tek policia se grupi ka konsumuar edhe drogë pak minuta para se të ndodhte krimi. Edhe në banesën e vëllait të Bledar Toçit, u gjetën 7 doza kokainë, të cilat sipas policisë ishin gati për shpërndarje.

Një konflikt i armatosur që përfundoi me një viktimë dhe me një të plagosur. Viktima Dritan Haxholli bezdiste ish të dashurën Marsida Qatja. Kjo e fundit thirri për ndihmë të dashurin e ri Bledar Toçi. Pasi pa njerëz në shtëpi viktima hapi zjarr duke plagosur policin, ky i fundit e vrau me armën e shërbimit me 16 plumba. Në apartamentin duplex jetonin edhe fëmijët e parukieres 30-vjeçare.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet vrasja per te dashuren ne kavaje vrasja per te dashuren ne kavaje

Sondazh

Poll