Aktualitet

Hetoi Fullanin, Kserën dhe vrasjen e Santos, shkarkohet nga Vetting-u prokurori i SPAK, Ndini Tavani, shkak pasuria

11 Tetor 2019, 08:22 Nga DOSJA
Hetoi Fullanin, Kserën dhe vrasjen e Santos, shkarkohet nga Vetting-u

TIRANË– Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra prokurorin Ndini Tavani, i cili ishte edhe kandidat për SPAK.

Shkak i shkarkimit është bërë problemi me pasurinë që ka konstatuar komisioni i Pavarur i Kualifikimit gjatë hetimit të tij në tre shtyllat e Vettingut. 

Mësohet se Prokurori ka në pronësi një apartament në Tiranë, të cilin e justifikon me pagën e tij dhe të bashkëshortes avokate. Por të ardhurat e avokates janë më pak se çfarë ka deklaruar Tavani.

Problem për të kanë qënë edhe dy makina, njëra tip “Citroen”, e blerë në 2016 për 900 mijë lekë dhe një “Benz”, i blerë në vitin 2009 për 7 mijë euro. Edhe për këto shpenzime prokurori nuk i ka justifikuar të ardhurat. 

Ndini Tavani njihet si një nga prokurorët që ka hetuar dosjet më të nxehta të politikës shqiptare. Tavani ka hetuar ish-ministrin e Punës, Spiro Ksera, dosjen e arrestimit të ish-shefit të Krimeve të Rënda, Fatos Goxhaj si dhe ish-Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani për disa tendera.

Prokurori Tavani ka qenë pjesë e grupit hetimor që ka ndjekur vrasjen e bankierit Artan Santo, ngjarje kjo, e pazbardhur megjithëse kanë kaluar 5 vite.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet kpk ndini tavani vettingu kpk ndini tavani vettingu

Sondazh

Poll