Aktualitet

‘Far West’ në Kavajë, viktima qëlloi një herë, polici zbrazi 16 fishekë: Më tha ‘ti je dashnori’

11 Tetor 2019, 07:48 Nga DOSJA
‘Far West’ në Kavajë, viktima qëlloi një

KAVAJË– Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e ndodhur ditën e djeshme në Kavajë, ku mbeti i vrarë Dritan Haxholli dhe u plagos efektivi i policisë Bledar Toçi.  Kasaphana e ndodhur në Kavajë, ka ardhur si pasojë e një “Far West” brenda apartementit duplex për vëmendjen e parukieres Marsida Qatja.  Mësohet se pasi Dritan Haxholli ka hyrë në shtëpinë e 30-vjeçari ka nisur të konfirmohet verbalisht me shefin e Policisë së Burgut të Durrësit.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se në gjaknxehtësi e sipër, Haxholli ka nxjerrë armën tip kallashnikov dhe ka qëlluar me vetëm një plumb 31-vjeçarin pasi i është bllokuar kallashnikovi megjithatë ka arritur që ta plagosë në qafë. Sapo ka tentuar që të dalë nga shtëpia, Toçi edhe pse i plagosur ka arritur që të qëllojë më armën e tij të shërbimit tip “Glock” duke zbrazur të gjithë krehrin me 16 plumba.

Siç dukej edhe nga fotoja e publikuar e 41-vjeçarit, ai ishte rrëzuar në pragun derës teksa ishte gati për të dalë. Pas skenës që filmave që ndodhi në apartamentin e parukieres, i pari u largua Toçi pasi shkoi në spital me makinën e tij. 

Pasi të gjithë personat janë larguar nga shtëpia, alarmin e ka dhënë vetë Marsida Qatja e cila ka marrë Policinë në telefon, të cilët kanë hyrë nga dritarja brenda në banesë për të kqyrur vendin e krimit. 

Autori i vrasjes, Toçi  ka deklaruar se qëllimi i tij dhe dy miqve të 30-vjeçares ka qenë për t’i bërë presion Haxhollit ta linte të qetë por se viktima kishte aluduar për një lidhje të tij me Marsida Qatjan. Ai ka theksuar se pasi viktima mbërriti në banesë hapi zjarr ndaj tij, direkt me automatik pa më lënë kohë që ky i fundit ta sqaronte. Ai shton më tej se për vetëmbrojtje e ka qëlluar vetëm njëherë viktimën Haxholli, duke rrëzuar versionin e policisë se polici qëlloi 16 herë. “Rreth mesnatës kur ai erdhi dhe me forcë po i binte derës dhe po kërcënonte shkova unë dhe ia hapa derën ndërsa Marsida me 2 shokët ishin në sallon. Sapo ia hapa derën Dritani me tha:”Ti qenke dashnori i kësaj prandaj ajo u nda nga mua’ dhe hapi zjarr direkt me automatik pa më lënë kohë që unë ta sqaroja. Menjëherë sa kam parë kallashnikovin që po e përgatiste për qitje jam shmangur por nga breshëria u plagosa. Për vetëmbrojtje reagova dhe qëllova vetëm një herë”, ka deklaruar ai.

Si ndodhi sherri në banesë

Një konflikt i armatosur që përfundoi me një viktimë dhe me një të plagosur. Viktima bezdiste ish të dashurën Marsida Qatja. Kjo e fundit thirri për ndihmë të dashurin e ri Bledar Toçi. Pasi pa njerëz në shtëpi viktima hapi zjarr duke plagosur policin, ky i fundit e vrau me armën e shërbimit. Në apartamentin duplex jetonin edhe fëmijët e parukieres 30-vjeçare.

(k.m;f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bledar toci dritan haxholli kavaje marsida toqja vrasja per te dashuren ne kavaje bledar toci dritan haxholli kavaje marsida toqja vrasja per te dashuren ne kavaje

Sondazh

Poll