Aktualitet

Shkatërrohet rrjeti i drogës në Itali, pranga 32 persona, kapet 157 kg drogë, një pjesë vinte nga Shqipëria

11 Tetor 2019, 07:08 Nga DOSJA
Shkatërrohet rrjeti i drogës në Itali, pranga 32 persona, kapet

ITALI– Një operacion masiv nga Guardia di Finanza ka shkatërruar një grup kriminal që operaonte në Itali.

Gjatë operacionit janë arrestuar 32 persona, kryesisht me origjinë shqiptare dhe janë sekuestruar rreth 157 kg drogë e ndarë në 137 kokainë dhe 20 marijuanë. Droga mësohet se vinte nga Shqipëria, Spanja dhe Hollanda dhe nëse do të arrinte tregon do të kaptevlerën e 6 milion euro.

Operacioni i Guardia di Finanzas nën drejtimin e Prokurorit Publik të Bergamos u zhvilluar në qytetet e  Brescia, Bergamo, Monza, Reggio Emilia dhe Bolzano.

Deri më tani, mediat italiane nuk kanë publikuar detaje lidhur me të arrestuarit shqiptarë të operacionit të GdF. 

Droga në Itali kapet vetëm disa ditë më pas kur e njëjta sasi kokaine u kap nga policia në portin e Durrësit, lëndë narkotike e cila vinte nga Ekuadori. Ajo ishte fshehur në  4 konteinerë me bananedhe dyshohet se kishte si destinacion Elbasanin. Deri më tani janë arrestuar dy persona: Ardian Bega dhe Altin Myslimhaka, të cilët po prisnin të merrnin drogën,  ndërsa në kërkim është shpallur biznesmeni Gentian Malindi.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet droga nga shqiperia ne itali itali droga nga shqiperia ne itali itali

Sondazh

Poll