Aktualitet

Detaje nga shkrumbimi i ‘Range Rover-it’ të Dritan Lelit, dëshmitarët: Pamë dy motorë, njëri qëndroi derisa shpërthe

11 Tetor 2019, 07:16 Nga DOSJA
Detaje nga shkrumbimi i ‘Range Rover-it’ të Dritan Lelit,

Vlorë– Detaje të reja kanë dalë nga djegia e makinës së kreut të Bashkisë Vlorë, Dritan Lelit.  Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, pak momente para se makina të përfshihej nga  flakët, janë parë dy persona me motorë shumë pranë saj, të cilët dyshohet se mund të jenë autorët e vënies së zjarrit në makinën e Lelit.

Dëshmitarët kanë deklaruar se njëri prej motorëve është larguar menjëherë, ndërsa personi që drejtonte motorin tjetër, ka pritur derisa makina “Range Rover” ka shpërthyer në flakë. Ky i fundit dyshohet se i ka vënë flakës mjetit.

Grupi hetimor është duke vijuar hetimet, ku pritet të shihen edhe kamerat e bizneseve përreth në këtë zonë. Këto të fundit janë sekuestruar nga Policia. Deri tani janë shoqëruar tetë persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Në këtë ngjarje, nga flakët u shkrumbua edhe një makinë tjetër, e cila ishte e parkuar pranë mjetit “Range Rover”.  Makina që u shkrumbua nga flakët ishte në pronësi i Bashkisë Vlorë, po që përdorej si mjeti personal i Dritan Lelit. Për këtë ngjarje kryetari i Bashkisë deklaroi një ditë më parë se nuk i interesonte, pasi kishte në gjendje të rëndë vëllain e tij.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet digjet makina e dritan lelit shkrumbohet range rover i dritan lelit digjet makina e dritan lelit shkrumbohet range rover i dritan lelit

Sondazh

Poll