Aktualitet

“Ti qenke dashnori i kësaj”, zbardhet dëshmia e policit: Do i bëja presion për Marsidën, më hapi zjarr direkt

11 Tetor 2019, 07:54 Nga DOSJA
“Ti qenke dashnori i kësaj”, zbardhet dëshmia e policit:

Kavajë- Për vrasjen që ndodhi dje në Kavajë, ku humbi jetën Dritan Haxholli dhe u plagos Beldar Toçi, është zbardhur dëshmia e këtij të fundit në polici.

Mësohet se Toçi ka deklaruar se qëllimi i tij dhe dy miqve të 30-vjeçares ka qenë për t’i bërë presion Haxhollit ta linte të qetë por se viktima kishte aluduar për një lidhje të tij me Marsida Qatjan. Ai ka theksuar se pasi viktima mbërriti në banesë hapi zjarr ndaj tij, direkt me automatik pa më lënë kohë që ky i fundit ta sqaronte.

Ai shton më tej se për vetëmbrojtje e ka qëlluar vetëm njëherë viktimën Xhaholli.

“Marsida Qatja më telefonoi pasdite dhe më tha se Dritan Haxholli e bezdiste dhe e përndiqte dhe unë i thashë se do e ndihmoja. Kam shkuar disa herë tek shtëpia e saj gjatë së mërkurës. Marsida më tha se Dritani vjen zakonisht natën aty dhe për këtë arsye unë qëndrova aty në mbrëmje së bashku me Xhuljo Biturkun dhe Ermir Çelën.

I thamë Marsidës se do i bënim ne presion Dritanit që të mos e shqetësonte më. Rreth mesnatës kur ai erdhi dhe me forcë po i binte derës dhe po kërcënonte shkova unë dhe ia hapa derën ndërsa Marsida me 2 shokët ishin në sallon. Sapo ia hapa derën Dritani me tha:”Ti qenke dashnori i kësaj prandaj ajo u nda nga mua’ dhe hapi zjarr direkt me automatik pa më lënë kohë që unë ta sqaroja. Menjëherë sa kam parë kallashnikovin që po e përgatiste për qitje jam shmangur por nga breshëria u plagosa. Për vetëmbrojtje reagova dhe qëllova vetëm një herë”, ka deklaruar ai, shkruan Ballkan web.

Ngjarje e rëndë ndodhi dje në Kavajë. Një konflikt i armatosur që përfundoi me një viktimë dhe me një të plagosur. Viktima bezdiste ish të dashurën Marsida Qatja. Kjo e fundit thirri për ndihmë të dashurin e ri Bledar Toçi. Pasi pa njerëz në shtëpi viktima hapi zjarr duke plagosur policin, ky i fundit e vrau me armën e shërbimit. Në apartamentin duplex jetonin edhe fëmijët e parukieres 30-vjeçare.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bledar toci dritan haxholli vrasja per te dashuren ne kavaje zbardhet dëshmia e bledar toçit bledar toci dritan haxholli vrasja per te dashuren ne kavaje zbardhet dëshmia e bledar toçit

Sondazh

Poll