Aktualitet

Do jepte prova kundër Berishës, inskenohet aksident ndaj Izet Haxhisë, avokati: Bota e krimit do ta eleminojë!

11 Tetor 2019, 09:04 Nga DOSJA
Do jepte prova kundër Berishës, inskenohet aksident ndaj Izet

TIRANË- Ish-truproja e Sali Berishës, Izet Haxhia është shprehur se do të ndërpresë deklarimet kundër ish-kryeministrit në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Avokati i tij, Idajet Beqiri, është shprehur se arsyeja që Haxhia tërhiqet nga deponimet është sepse jeta e tij dhe të afërmve të tij është në rrezik. 

Beqiri ka treguar se teksa po transportohej tek Krimet e Rënda dy ditë më parë për të paraqitur provat dhe faktet për çdo akuzë, makina që e shoqëronte ka bërë “aksident”, duke u përplasur.

“Klienti im ka pësuar dëmtime në kokë dhe është dërguar më urgjencë në spital, ka pasur të vjella. Bota e krimit është ngitur e gjitha në këmbë për të ndaluar deponimet e tij dhe kërko ta eleminojë. I bëjnë kanosje për vrasje atij dhe bashkëjetueses së tij,”-tha avokati.

Aktualisht Haxhia, sipas Beqirit, ndodhet në spitalin e Burgut për shkak të dëmtimeve që ka marrë nga aksidenti dhe gjendjes së keqe shëndetësore.

Për katër ditë rrjesht Izet Haxhiaj ka deponuar tek Krimet e Rënda kundër krimeve të kryera sipas tij nga Sali Berisha për periudhën 1991-1999.

Izet Haxhia është dënuar në mungesë me 25 vite burg për vrasjen e ish-deputetit Azem Hajdari. Pas 17 vitesh në mungesë, Haxhia është rikthyer në Shqipëri duke kërkuar rihapjen e dosjes, pasi ai kurrë nuk i ka pranuar akuzat e ekzekutimit të deputetit Azem Hajdarit në vitin 1998.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dosja hajdari izet haxhia sali berisha dosja hajdari izet haxhia sali berisha

Sondazh

Poll