Aktualitet

Parandalohet vrasja në Kavajë/ Arrestohet 64-vjeçari, tentoi të godiste me sëpatë të moshuarin

11 Tetor 2019, 09:07 Nga DOSJA
Parandalohet vrasja në Kavajë/ Arrestohet 64-vjeçari, tentoi

Kavajë– Në Kavajë është parandaluar një ngjarje e rëndë pasi një 64-vjeçar ka dashur të godasë me sëpatë një tjetër preson, një 68-vjeçar.

Sipas policisë 64-vjeçari me iniciale D. F ka tentuar të godasë me sëpatë shtetasin M. K., 68-vjeç.

Njoftimi i policisë:

Policia parandalon një ngjarje të rëndë kriminale.

Kanos një shtetas dhe tenton ta godasë me sëpatë, falë ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë neutralizohet dhe arrestohet në flagrancë autori.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale mjeti prerës sëpatë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasin:

– D. F., 64 vjeç, banues në Golem, Kavajë.

Në Golem, ky shtetas ka kanosur dhe më pas ka tentuar të godasë me sëpatë shtetasin M. K., 68 vjeç, por është neutralizuar dhe është arrestuar në flagrancë, falë ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Kavajë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës sëpatë.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme procedurale Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për veprat penale “Kansoja” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 64-vjeçari parandalohet vrasja në kavajë arrestohet 64-vjeçari parandalohet vrasja në kavajë

Sondazh

Poll