Aktualitet

Ndotja e Zvërnecit/ U kallëzua nga Sazan Guri, Gjykata e Vlorës dënon me 4 vite burg kapitenin Gunai Turkler

11 Tetor 2019, 08:50 Nga DOSJA
Ndotja e Zvërnecit/ U kallëzua nga Sazan Guri, Gjykata e Vlorës

Vlorë- Gjykata e Vlorës ka dënuar me 4 vite burg kapitenin turk Gunai Turkler, pasi u shpall fajtor për ndotjen e ujërave në zonën e Zvërnecit.

Gjyqtari Skënder Haluci ka dhënë vendimin më 18 shtator për shtetasin turk, i cili ishte kapiteni i anijes Ismail Kaptanoglu, duke e akuzuar shtetasin turk  se në 23 maj të  2016 ka derdhur në plazhin e Zvernecit bitum, dhe për pasojë plazhi është ndotur në një sipërfaqe të konsiderueshme.

Kallëzimi është bërë nga ambjentalisti Sazan Guri  thuhet se nuk është rasti i parë që ndotet plazhi i Zvërnecit në Vlorë,  pasi me 6 korrik 2010 është ndotur me bitum dhe vitin e kaluar me 300 tone nafte.

Ai thekson se anije të ndryshme vijnë në Shqipëri për të derdhur ujërat që përdoren për ballancën e anijeve, por në të vërtetë është nafte.

Vendimi:

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dënimi me 4 vite burg kapiteni gunai turkler gunai turkler ndotja e zvërnecit dënimi me 4 vite burg kapiteni gunai turkler gunai turkler ndotja e zvërnecit

Sondazh

Poll