Bota

Raporti 'alarmues' i ekspertëve: Në 100 vitet e fundit, temperatura në Evropë është rritur me 2.3°C

Raporti thekson se, bota është ngrohur mesatarisht me gati 1.2C që nga mesi i viteve 1800, duke lëshuar një kaskadë shkatërruese të motit ekstrem, duke përfshirë valë më intensive të të nxehtit, thatësira më të rënda në disa zona dhe stuhi më të egra nga rritja e deteve.

19 Qershor 2023, 15:47 Nga a.l
Raporti 'alarmues' i ekspertëve: Në 100 vitet e fundit,
Foto ilustruese

Një raport i publikuar së fundmi nga Organizata Botërore Meteorlogjike dhe Shërbimi i Ndryshimeve Klimatike të Bashkimit Evropian Copernicus, zbulon se Evropa këtë vit do të përfshihet nga valë të nxehta dhe vdekjeprurëse të nxitura nga kriza klimatike. 

Kontinenti me ngrohjen më të shpejtë në botë ishte rreth 2.3 gradë Celsius më i nxehtë vitin e kaluar sesa në kohërat para-industriale. Thatësira nga të korrat, temperaturat rekord të sipërfaqes së detit dhe shkrirja e paprecedentë e akullnajave janë ndër pasojat e paraqitura në raportin e ekspertëve. 

Kontinenti, i cili është ngrohur dy herë më shumë se mesatarja globale që nga vitet 1980, shënoi verën më të ngrohtë vitin e kaluar, me vende si Franca, Gjermania, Italia, Portugalia, Spanja dhe Mbretëria e Bashkuar që përjetuan vitin e tyre më të ngrohtë, shkruajnë mediat e huaja. 

Raporti thekson se, bota është ngrohur mesatarisht me gati 1.2C që nga mesi i viteve 1800, duke lëshuar një kaskadë shkatërruese të motit ekstrem, duke përfshirë valë më intensive të të nxehtit, thatësira më të rënda në disa zona dhe stuhi më të egra nga rritja e deteve.

Më të cënuarit janë vendet më të varfra në botë, të cilët nuk kanë kontribuar në emetimet e karburanteve fosile që rrisin temperaturat. Por ndikimet po bëhen gjithnjë e më të rënda në të gjithë botën, me rajonet në hemisferën veriore dhe rreth poleve duke parë ngrohje veçanërisht të shpejtë. Temperaturat në të gjithë kontinentin u rritën 1.5C në 30 vjet, nga 1991 deri në 2021, sipas raportit, Gjendja e Klimës në Evropë 2022.

Nxehtësia e madhe la më shumë se 16,000 njerëz të vdekur vitin e kaluar, thuhet në raport, ndërsa përmbytjet dhe stuhitë shkaktuan pjesën më të madhe të dëmeve prej 2 miliardë dollarësh nga moti dhe ekstremet klimatike. 

temperatura ekstreme

Sondazh

Poll