Bota

Vizita në Kinë/ Blinken takohet me Xi Jinping: Ne mund t'i kapërcejmë vështirësitë

Xi u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara që "të mos dëmtojnë të drejtat dhe interesat legjitime të Kinës".

19 Qershor 2023, 13:44 Nga f.i
Vizita në Kinë/ Blinken takohet me Xi Jinping: Ne mund t'i
Antony Blinken dhe Xi Jinping

KINË- Ditën e dytë gjatë vizitës së rrallë të sekretarit të shteti të SHBA-së Antony Blinken është takuar me presidentin Xi Jinping në Kinë. Protothema shkruan se vizita e Blinken synon të sigurojë që mosmarrëveshjet midis dy superfuqive do të të mos përfundojnë në konflikt.

"Të dy palët ranë dakord të ndiqnin hapat e mirëkuptimit të përbashkët të përcaktuara me Presidentin Biden në Bali. Të dyja palët gjithashtu bënë përparim dhe arritën marrëveshje për disa çështje specifike,"- tha Xi.

Gjatë bisedimeve me dyer të mbyllura, Xi tha se Kina "shpreson për një marrëdhënie të fortë dhe të qëndrueshme Kinë-SHBA" dhe se Xi beson se të dy vendet "mund të kapërcejnë vështirësi të ndryshme", sipas një deklarate të raportuar nga agjencia kineze e lajmeve 'Xinhua'

Ai gjithashtu u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara që "të mos dëmtojnë të drejtat dhe interesat legjitime të Kinës".

antony blinken ne kine

Sondazh

Poll