Bota

Të shtëna me armë zjarri në SHBA/ Vritet 1 person, plagosen 22 të tjerë në parkingun e qendrës tregtare në Illinois

Zyrtarët thanë se autori qëlloi disa herë drejt turmës. Asnjë i dyshuar nuk është arrestuar dhe policia është ende duke hetuar motivin e sulmit. 

19 Qershor 2023, 15:23 Nga a.l

 

Të shtëna me armë zjarri në SHBA/ Vritet 1 person, plagosen
Të shtëna me armë në SHBA

 

SHBA- Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në SHBA. Sipas mediave të huaja ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00 me orën lokale në prakingun e një qendre tregtare në Illinois. Nga sulmi, raportohet se 1 person ka humbur jetën dhe 22 të tjerë kanë mbetur të plagosur. 

"Një tubim paqësor në festimin e 19 Qershorit u bë papritur i dhunshëm mbrëmë," shtoi zyra e sherifit.

Zyrtarët thanë se autori qëlloi disa herë drejt turmës. Asnjë i dyshuar nuk është arrestuar dhe policia është ende duke hetuar motivin e sulmit. Detektivët janë ende në proces hetimi teksa po merren në pyetje disa dëshmitarë. Ndërkohë po shqyrtohen edhe pamjet filmikenga zona, shkruajnë mediat e huaja. 

te shtena me arme zjarri ne shba

Sondazh

Poll