Bota

India në 'luftë' me valën e të nxehtit, temperaturat ekstreme shkaktojnë rreth 166 të vdekur

54 viktimat u raportuan në shtetin verior të Uttar Pradesh dhe Bihar lindor, ku autoritetet paralajmëruan banorët mbi 60 vjeç dhe të tjerë që vuanin nga sëmundje të ndryshme të qëndrojnë brenda gjatë ditës.

19 Qershor 2023, 15:14 Nga a.l
India në 'luftë' me valën e të nxehtit,
Foto ilustruese

INDI- Temperaturat e larta kanë nisur edhe në Indi. Mediat e huaja raportojnë se 166 persona kanë humbur jetën si pasojë e valës së të nxehtit gjatë ditëve të fundit. 

166 viktimat u raportuan në shtetin verior të Uttar Pradesh dhe Bihar lindor, ku autoritetet paralajmëruan banorët mbi 60 vjeç dhe të tjerë që vuanin nga sëmundje të ndryshme të qëndrojnë brenda gjatë ditës.

Autoritetet zbuluan se shumica e atyre që ndërruan jetë ishin mbi 60 vjeç dhe kishin komplikacione shëndetësore, të cilat mund të jenë përkeqësuar nga nxehtësia e fortë.  SK Yadav, një oficer mjekësor në Ballia, tha se në tre ditët e fundit, rreth 300 pacientë u shruan në spitalin e rrethit për sëmundje të ndryshme të cilat ishin përkeqësuar si pasojë e temperaturave ekstreme.

Autoritetet anuluan aplikimet për leje të personelit mjekësor në Ballia dhe siguruan shtretër shtesë spitalor në repartin e urgjencës për të përballuar fluksin e pacientëve. Zyrtarët thanë se shumica e pacientëve janë të moshës 60 vjeç e lart, duke shfaqur simptoma të temperaturës së lartë, të vjella, diarre, vështirësi në frymëmarrje dhe probleme të lidhura me zemrën. 

indi

Sondazh

Poll