Bota

Historia e jetës së tij është kthyer në dokumentar, ndërron jetë personi i parë i diagnostikuar me autizëm

Triplett, një i diplomuar në Kolegjin Millsaps në vitin 1958, i pëlqente golfi dhe udhëtimet kryesisht në vendet ekzotike. 

19 Qershor 2023, 15:35 Nga a.l
Historia e jetës së tij është kthyer në dokumentar,
Rasti i parë me autizëm

SHBA- Donald Triplett, personi i parë i diagnostifikuar me autizëm që në lindje, ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare. Triplett ishte subjekt i një libri të titulluar "In a Different Key", një film dokumentar i PBS, pjesë e revistës së lajmeve të BBC-së dhe artikuj të panumërt në revista mjekësore. Por për punonjësit në Bank of Forest, në një qytet të vogël rreth 40 milje në lindje të Jackson, ai njihej me si "Don". 

Lajmin pët vdekjen e tij e konfirmoi Lesa Davis, nënpresidentja e lartë e bankës. Triplett punoi për 65 vjet në bankën ku babai i tij Beamon Triplett ishte një aksioner kryesor, shkruajnë mediat e huaja. 

"Doni ishte një individ i jashtëzakonshëm," tha CEO Allen Breland për Triplett, i cili njihej si një dijetar jashtëzakonisht i pavarur. 

Triplett, një i diplomuar në Kolegjin Millsaps në vitin 1958, i pëlqente golfi dhe udhëtimet kryesisht në vendet ekzotike. 

“Ai ishte në botën e tij, por nëse do t'i jepje numra dy-treshifrorë, ai mund t'i shumëzonte më shpejt se sa ju mund të merrnit përgjigjen në një makinë llogaritëse”, tha ai për stacionin televiziv. 

Diagnoza e autizmit e Triplett iu dërgua një studiuesi të Johns Hopkins në Baltimore. Letra mbetet një dokument kryesor referimi për ata që studiojnë çrregullimin. 

donald triplett

Sondazh

Poll