Bota

BE: Kurti dhe Vuçiç të marrin pjesë në takimin në Bruksel pa kushte

BE ka paralajmëruar se mospërfillja e kësaj ftese mund të ketë pasoja për palët.

19 Qershor 2023, 13:18 Nga f.i

BE: Kurti dhe Vuçiç të marrin pjesë në takimin

KOSOVË- Bashkimi Evropian u ka bërë sërish thirrje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, që të pranojnë ftesën për pjesëmarrje në takimin e krizës në Bruksel, duke mos vendosur asnjë kusht.

'Data e takimit nuk është caktuar ende pasi asnjë nga pjesëmarrësit e takimit nuk e kanë konfirmuar deri tani. Presim që ata të vijnë pa vendosur kushte paraprake"- tha Peter Stano në një konferencë për median në Bruksel.

BE ka paralajmëruar se mospërfillja e kësaj ftese mund të ketë pasoja për palët.

Situata në komunat në veri të Kosovës vazhdon të jetë e tensionuar prej datës 26 maj, kur trupat e KFOR u përplasën fizikisht me protestuesit serbë, të cilët kundërshtojnë kryetarët e rinj shqiptarë të komunave në veri të hyjnë në ndërtesat komunale. Protestat vijojnë dhe në datën 14 qershor tensionet u agravuan pas arrestimit të tre policëve të Kosovës në veri të vendit nga Serbia. Efektivët kanë dale para gjykatës serbe dhe janë lënë në paraburgim për 30 ditë.  Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, pas arrestimit të tre policëve të Kosovës në veri të vendit nga forcat serbe, njoftoi se do të mbahet javën e ardhshme një takim urgjent në Bruksel mes Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiç, për zgjidhjen e krizës. Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka refuzuar të marrë pjesë në takimin e caktuar nga Borrell, ndërsa kryeministri i Kosovës është akoma i pavendosur për një diskutim me Vuçiç në Bruksel./Dosja.al

tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll