Bota

Lavrov: Perëndimi po përpiqet të minojë stabilitetin e Rusisë përpara zgjedhjeve të vitit 2024

Ndër qëllimet që ndiqen hapur nga kundërshtarët e Rusisë, tha Lavrov, janë mposhtja e ushtrisë ruse në fushën e betejës, prishja e sovranitetit politik dhe ekonomik të Rusisë dhe shtrirja e saj në periferi të politikës globale. 

19 Qershor 2023, 15:32 Nga a.l
Lavrov: Perëndimi po përpiqet të minojë stabilitetin e
Sergei Lavrov

RUSI- Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov akuzoi sot Perëndimin se po përpiqet të minojë stabilitetin e skenës së brendshme politike ruse përpara zgjedhjeve të planifikuara presidenciale vitin e ardhshëm. Sipas Lavrov, Perëndimi kolektiv i udhëhequr nga SHBA ka zhvilluar një luftë hibride kundër Rusisë, shkruajnë mediat e huaja. 

"Regjimi i Kievit po përdoret si mjet, ndërsa aktivistët nazistë në Ukrainë po furnizohen me armë dhe municione moderne dhe instruktorë dhe mercenarë [të huaj] po dërgohen atje," tha ai. Ndër qëllimet që ndiqen hapur nga kundërshtarët e Rusisë, tha Lavrov, janë mposhtja e ushtrisë ruse në fushën e betejës, prishja e sovranitetit politik dhe ekonomik të Rusisë dhe shtrirja e saj në periferi të politikës globale. 

sergei lavrov

Sondazh

Poll