Bota

Tensionet në veri/ Stoltenberg thirrje: Kosova dhe Serbia t'i kthehen dialogut

Stoltenberg tha se misioni i KFOR-it do të vazhdojë të marrë "të gjitha masat e nevojshme për të siguruar një mjedis të sigurt" në veri të Kosovës.

19 Qershor 2023, 14:30 Nga f.i
Tensionet në veri/ Stoltenberg thirrje: Kosova dhe Serbia  t'i kthehen
Jens Stoltenberg

KOSOVË- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg sot u bëri thirrje të gjitha palëve në Kosovë që të ndalojnë të gjitha lëvizjet që inkurajojnë përshkallëzimin e mëtejshëm.

Ai u tha të dyja palëve që menjëherë të kthehen në dialog me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Gjithashtu pas takimeve me kancelarin gjerman Olaf Scholz në Berlin, Stoltenberg tha se misioni i KFOR-it do të vazhdojë të marrë "të gjitha masat e nevojshme për të siguruar një mjedis të sigurt" në veri të Kosovës. 

Situata në komunat në veri të Kosovës vazhdon të jetë e tensionuar prej datës 26 maj, kur trupat e KFOR u përplasën fizikisht me protestuesit serbë, të cilët kundërshtojnë kryetarët e rinj shqiptarë të komunave në veri të hyjnë në ndërtesat komunale. Protestat vijojnë dhe në datën 14 qershor tensionet u agravuan pas arrestimit të tre policëve të Kosovës në veri të vendit nga Serbia. Efektivët kanë dale para gjykatës serbe dhe janë lënë në paraburgim për 30 ditë.  Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, pas arrestimit të tre policëve të Kosovës në veri të vendit nga forcat serbe, njoftoi se do të mbahet javën e ardhshme një takim urgjent në Bruksel mes Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiç, për zgjidhjen e krizës. Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka refuzuar të marrë pjesë në takimin e caktuar nga Borrell, ndërsa kryeministri i Kosovës është akoma i pavendosur për një diskutim me Vuçiç në Bruksel./Dosja.al

tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll