Bota

Uzbekistani Kontratë dyvjeçare me Gazprom, do të importojë gaz natyror nga Rusia

Mësohet se dërgesat e gazit natyror do të fillojnë “më 1 tetor”, me një “vëllim vjetor prej rreth 2,8 miliardë metra kub”, përmes tubacionit të gazit natyror që lidh Rusinë me ish-republikat sovjetike të Azisë Qendrore.

19 Qershor 2023, 15:01 Nga f.i
Uzbekistani Kontratë dyvjeçare me Gazprom, do të importojë
foto ilustruese

RUSI- Uzbekistani njoftoi sot nënshkrimin e një kontrate dyvjeçare me kompaninë shtetërore ruse Gazprom për importimin e gazit natyror rus, raporton Protothema.

'Kompanitë shtetërore "Uzgastrade dhe Gazprom kanë nënshkruar një kontratë dyvjeçare", -tha në një deklaratë Ministria e Energjisë së Uzbekistanit, duke sqaruar se kjo do të jetë hera e parë që vendi importon gaz natyror nga Rusia.

Mësohet se dërgesat e gazit natyror do të fillojnë “më 1 tetor”, me një “vëllim vjetor prej rreth 2,8 miliardë metra kub”, përmes tubacionit të gazit natyror që lidh Rusinë me ish-republikat sovjetike të Azisë Qendrore. Në muajt e fundit, Rusia ka deklaruar vazhdimisht se synon të krijojë një "bashkim gazi" me këto dy shtete.

furnizimi me gaz nga rusia uzbekistani

Sondazh

Poll