Bota

Skandali 'Katargate'/ Eva Kaili padit Parlamentin Europian për shkelje të imunitetit

Kaili ka paditur parlamentin e BE-së për shkelje të imunitetit të saj parlamentar. 

19 Qershor 2023, 12:56 Nga f.i
Skandali 'Katargate'/ Eva Kaili padit Parlamentin Europian për
Eva Kaili

GREQI- Eurodeputetja Eva Kaili, e përfshirë në skandalin Katargate, ka paditur parlamentin e BE-së për shkelje të imunitetit të saj parlamentar. 

Mediat e huaja raportojnë se padia e saj vjen "pasi ishte monitoruar nga shërbimet sekrete gjatë periudhës kur ajo mori pjesë në komisionin Pega, i cili po hetonte institucionalisht aktivitetet e eurodeputetëve dhe qytetarëve të BE-së”.

Kujtojmë se eurodeputetja Eva Kaili e arrestuar më 9 dhjetor, u lirua më 25 maj me kusht pas më shumë se pesë muajsh paraburgim.

Arrestimi i i eurodeputetes

Arrestimi i saj shkaktoi tronditje në të gjithë Brukselin dhe nxorri në dritë një hetim për një skemë që përfshin shuma të mëdha parash dhe dhurata që dyshohet se janë paguar nga Katari dhe Maroku për të ndikuar në vendimet e BE-së për këto dy vende. Si pjesë e rastit, policia belge sekuestroi më shumë se 1.5 milionë euro para të gatshme pas kontrolleve në shtëpi dhe zyra. 

Kaili ishte një nga pesë personat e akuzuar penalisht nga autoritetet belge, së bashku me partnerin e saj vendas Francesco Giorgi,  ish-deputetin e Parlamentit Evropian Antonio Panzeri, i cili shihet si "kryeministri" i skandalit, eurodeputeti belg Marc Tarabella dhe drejtori i OJQ-së "Nuk ka paqe pa drejtësi", Nikolos Talamankas./Dosja.al

eva kaili

Sondazh

Poll