Bota

Takimi me Vuçiç në Bruksel/ Kurti 'i palëkundur': Do vendos pasi të mësoj gjendjen e tre policëve të rrëmbyer!

Kurti gjithashtu bëri të ditur se për shtensionimin e situatës në veri, ka propozuar që gradualisht të zvogëlohet prania e njësisë speciale rreth objekteve komunale.

19 Qershor 2023, 12:16 Nga f.i
Takimi me Vuçiç në Bruksel/ Kurti 'i
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se do të marrë vendimIn nëse do të shkojë për dialog në Bruksel me presidentin Aleksandër Vuçiç, vetëm pasi të marrë vesh gjendjen e tre policëve të Kosovës.

Kurti ka lajmëruar se shefi i Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Jetish Jashari do të zhvillojë një vizitë në burgun e Kralevës, ku ndodhen tre policët e arrestuar nga forcat serbe. 

“Kur t’i kem të dhënat nga kjo vizitë e tre policëve tanë që po mbahen peng në Serbi si hakmarrje për luftimin e krimit të organizuar e korrupsionit në Kosovë, do ta marr vendimin dhe do ta jap njoftimin. Vizita e Jasharit është menduar për ditën e nesërme dhe unë do të jem në kontakt me ambasadorin që të më njoftojë për gjendjen e këtyre policëve që po mbahen rob në Serbi”, ka thënë Kurti.

Kurti gjithashtu bëri të ditur se për shtensionimin e situatës në veri, ka propozuar që gradualisht të zvogëlohet prania e njësisë speciale rreth objekteve komunale.

Situata në komunat në veri të Kosovës vazhdon të jetë e tensionuar, pas arrestimit të tre policëve të Kosovës në veri të vendit nga Serbia. Efektivët kanë dale para gjykatës serbe dhe janë lënë në paraburgim për 30 ditë. Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, pas arrestimit të tre policëve të Kosovës në veri të vendit nga forcat serbe, njoftoi se do të mbahet javën e ardhshme një takim urgjent në Bruksel mes Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiç, për zgjidhjen e krizës. Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka refuzuar të marrë pjesë në takimin e caktuar nga Borrell, ndërsa kryeministri i Kosovës është akoma i pavendosur për një diskutim me Vuçiç në Bruksel./Dosja.al

tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll