Aktualitet

Vrasja në Kavajë, ish-bashkëshorti i Marsidës: Dy fëmijët kanë qenë me mua, kam raporte të mira me të

10 Tetor 2019, 16:19 Nga DOSJA
Vrasja në Kavajë, ish-bashkëshorti i Marsidës: Dy

TIRANË- Ish-bashkëshorti i parukieres Marsida Qatja, ka folur pas ngjarjes së rëndë të ndodhur sot në Kavajë. Në një intervistë me gazetaren e “Panorama” Etleva Delia, E. S., babai i dy fëmijëve të Marsidës, është shprehur se në momentin e ngjarjes djali dhe vajza nuk kanë qenë në banesë por kanë qenë në shtëpinë e tij.

Ai deklaroi se me Marsiden janë ndarë prej katër vitesh me marrëveshje, por vijojnë të ruajnë një raport të mirë mes tyre, dhe se nuk kanë probleme. “Fëmijët për fat të mirë kanë qenë të dy me mua mbrëmë, në shtëpinë time, pasi më kishte ardhur edhe motra. Janë shqetësuar nga ngjarja, sidomos djali që është 14 vjeç sepse shikon mediat, ndërsa vajza është 9 vjeçe dhe nuk e ke kuptuar çfarë ka ndodhur. Unë me Marsiden kemi raporte të mira, vazhdoj të flas edhe sot me familjarët e saj, ndërsa sa i takon jetës së saj, janë gjera personale”, u shpreh ai.

Sinka, duke folur për ngjarjen tragjike ku mbeti i vrarë me armë zjarri 41-vjeçari Dritan Haxholli dhe u plagos polici Bledar Toçi, tha se nuk ka njohje me ta. Më tej ai deklaroi se kujdestarinë e fëmijëve e ka Marsida, por kohët e fundit, për shkak të lindjes së djalit të vogël, më së shumti fëmijët kanë qëndruar me të. “Më kanë telefonuar për të më ofruar ndihmë psikologjike për fëmijët, por deri tani të dy janë mirë, nuk janë në gjende shoku”, pohoi ish-bashkëshorti i Marsidës.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Kavajë. Një konflikt i armatosur që përfundoi me një viktimë dhe me një të plagosur. Viktima bezdiste ish të dashurën Marsida Qatja. Kjo e fundit thirri për ndihmë të dashurin e ri Bledar Toçi. Pasi pa njerëz në shtëpi viktima hapi zjarr duke plagosur policin, ky i fundit e vrau me armën e shërbimit. Në apartamentin duplex jetonin edhe fëmijët e parukieres 30-vjeçare.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet etmond sinka krim pasioni ne kavaje marsida qatja vrasja per te dashuren ne kavaje etmond sinka krim pasioni ne kavaje marsida qatja vrasja per te dashuren ne kavaje

Sondazh

Poll