Aktualitet

Rikthehet në detyrë zv/drejtoresha e Kadastrës në Durrës Lusiena Kola, Apeli rrëzon pretendimet e prokurorit Ndoj

10 Tetor 2019, 14:09 Nga DOSJA
Rikthehet në detyrë zv/drejtoresha e Kadastrës në

DURRËS– ZV/drejtoresha e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Durrës Lusiena Kola është rikthyer në detyrë.

Dosja.al mëson se ky vendim është marrë pasi Prokuroria e Apelit ka rrëzuar pretendimet e prokurorit Arjan Ndoj, i cili e akuzoi Kolën për për shpërdorim detyre dhe pajisjen më çerftifikatë për subjektin “Lura shpk”.

Sipas Apelit, pretendimet e Ndojit janë të pabazuara në ligje e prova, duke vendosur kështu kthimin në detyrë të Kolës. 

Gjithashtu në pranga ra edhe Liridon Pula, i cili u arrestua në zyrë nën akuzat për “Shpërdorim Detyre”, ndërsa u shpall në kërkim edhe ish-drejtori i Legalizimeve, Flamur Gjuzi, për “Shpërdorim Detyre”. Në vend të Pulës është vendosur Arjan Cengu.

Vetëm pak javë më parë u arrestua nëndrejtori Arben Isaku, ndërsa më pas u la në masën detyrim paraqitje.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arben ndoji lusiena kola rikthehet ne detyre lusiena kola arben ndoji lusiena kola rikthehet ne detyre lusiena kola

Sondazh

Poll