Aktualitet

Pëson hemoragji cerebrale, avokati Maks Haxhia shtrohet me urgjencë në spital

10 Tetor 2019, 15:41 Nga DOSJA
Pëson hemoragji cerebrale, avokati Maks Haxhia shtrohet me urgjencë

TIRANË- Avokati Maks Haxhia është shtruar me urgjencë në spital pasi ka pësuar hemoragji cerebrale.

Dosja.al ka mësuar se ngjarja e hidhur ka ndodhur ditën e sotme, teksa avokati ndodhet në shtëpinë e tij.

Haxhia është transportuar menjëherë në një spital privat ku pritet që t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale, por ende nuk bëhet me dije gjendja e tij shëndetësore.

Maks Haxhia është një nga penalistët më me emër në Shqipëri. Së fundmi ai ka marrë një vëmendje të madhe pasi ka mbrojtur ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet maks haxhia maks haxhia

Sondazh

Poll