Aktualitet

Rrahën keq bashkëmoshatarin dhe e filmuan, policia merr nën hetim 5 adoleshentët në Cërrik

10 Tetor 2019, 14:44 Nga DOSJA
Rrahën keq bashkëmoshatarin dhe e filmuan, policia merr nën hetim

CËRRIK– Pas videos së publikuar në rrjetet sociale, ku disa moshatarë rrihnin dhe filmonin një tjetër , Policia ka nisur hetimet ndaj tyre. (Shiko këtu)

Duke pohuar rastin e ndodhur, me anë të një njoftimi për shtyp Policia bën me dije se ka identifikuar dhe ka nisur hetimet në gjendje të mirë ndaj adoleshentëve 15-vjeçarë.

Për shkak të moshës së mitur Policia nuk i ka publikuar emrat e tyre por vetëm inicialet. Nën hetim janë marrë: M. P., N. M., A. Ç., M. SH., A. A., të moshës 15 vjeç pasi akuzohen për dhunë fizike ndaj bashkëmoshatarit të tyre. 

“Në lidhje me videon e publikuar në portalin “Jeta Osh Qef”, ku disa nxënës ushtronin dhunë fizike ndaj bashkëmoshatarit të tyre, ju informojmë se Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Cërrik proceduan në gjendje të lirë për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, e kryer në bashkëpunim, shtetasit: M. P., N. M., A. Ç., M. SH., A. A., të moshës 15 vjeç, banues në fshatin Shalës, Cërrik, pasi këto shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pas një konfliktit për motive të dobëta kanë ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëmoshatarit të tyre, në ambientet e një shkolle, jashtë orarit të mësimit”, deklaron policia.

Videoja u bë virale disa ditë më parë në të gjitha mediat online, duke pasur edhe shumë reagime për fenomenin e bullizmit. Disa nxënës 15-vjeçarë dhunonin bashkëmoshatarin e tyre, ndërsa një tjetër e filmonte. 

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bullizmi ne shkolla cerrik dhunohet i riu ne cerrik bullizmi ne shkolla cerrik dhunohet i riu ne cerrik

Sondazh

Poll