‘S’di si t’ja shpjegoj burrit’, u gjet me tri burra në shtëpi, parukierja tregon si ndodhi: Dritani desh na vrau se nu
10 Tetor 2019, 15:21Nga DOSJA
KAVAJË– Marsida Qatja flet për “News24” dhe “BalkanWeb” pas ngjarjes së rëndë, që tronditi Kavajën dhe mbarë vendin ditën e sotme, ku u vra 41-vjeçari Dritan Haxholli dhe u plagos polici Bledar Toçi.
Në intervistën e dhënë gazetarit të “News24” dhe “BalkanWeb”, Klement Baçi, 30-vjeçarja tregoi ngjarjen e rëndë, që ndodhi në banesën e saj, ku 41-vjeçari Haxholli hyri nga dritarja dhe qëlloi me breshëri kallashnikovi, por që u vra nga polici Toçi, i cili ishte duke darkuar me Qatjan dhe dy burra të tjerë.
“Ndjehem shumë keq. Jo pa qëllim doja të kontaktoja me ju, sepse nuk janë të vërteta fare që ishte ish i dashuri. Personi na kërcënonte, i binte dritares. Kërkova ndihmën e Bledarit, shokut tonë, meqë ishte dhe polic. Nuk mendoja se do arrinte situata deri këtu. I thashë se jam me fëmijë dhe ai na shqetëson. Bledi tha se do më ndihmonte, se do e zgjidhte si njeri, meqë isha femër e vetme, me fëmijë.
Ndërkohë, që unë isha me shokun tim Xhulion, Bled kishte 15 minuta që kishte hyrë brenda, Dritani i ra dritares me armë, unë i kërkova të hynte brenda. Ai filloi të qëllonte direkt me armë. Polici, që ishte dhe shoku jonë, u vetëmbrojt normalisht, se po na vriste dhe mua me djalin e vogël, nuk kishte fëmijë të tjerë brenda.
Më vjen keq për motrën, që është cenuar për punën e agjencisë. Motra ime s’ka të bëjë fare me këtë çështje. As në agjenci s’ka hyrë ndonjëherë, as bileta fiktive, as kontakte, madje s’kemi pas as shoqëri të përbashkët. Unë jam dhe e martuar, jo më larg se sot me vjen një letër nga burri im, që shkruhen fjalët nga më të ndryshmet.
Unë e kaloj shumë mirë me atë, më do dhe e dua. Kam një marrëdhënie shumë të mirë me burrin, iki njëherë në muaj dhe e takoj në Gjermani, pasi është në burg. Këta kanë arritur, qoftë te motra, qoftë tek unë, deri në shkatërrim familje. Mua më vjen keq dhe për viktimën, pasi edhe atë e kishim shok, nuk është se nuk kishim kontakte”, tha Qatja.
Njëngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Kavajë.Një konflikt i armatosur që përfundoi me një viktimë dhe me një të plagosur. Viktima bezdiste ish të dashurën Marsida Qatja. Kjo e fundit thirri për ndihmë të dashurin e ri Bledar Toçi.
Pasi pa njerëz në shtëpi viktima hapi zjarr duke plagosur policin, ky i fundit e vrau me armën e shërbimit. Në apartamentin duplex jetonin edhe fëmijët e parukieres 30-vjeçare.
KAVAJE– Në banesën e 30-vjeçares Marsida Qatja në Kavajë, policia ka gjetur pluhur të bardhë të dyshuar kokainë, por edhe sende të tjera që shërbejnë për...
CËRRIK– Pas videos së publikuar në rrjetet sociale, ku disa moshatarë rrihnin dhe filmonin një tjetër , Policia ka nisur hetimet ndaj tyre. (Shiko kë...
KAVAJE- Zbulohet identiteti i burrit të Marsida Qatjas, parukierja e cila ishte shkaku i vrasjes në Kavajë, ku mbeti i vdekur Dritan Hoxhalli. Burime për Dosja....
KAVAJË- Dritani Haxholli doli në orën 22:00 të mbrëmjes së djeshme nga banesa, për mos t’u kthyer më kurrë. Por nëna e tij e moshuar, me të cilin ai jetont...
DURRËS– ZV/drejtoresha e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Durrës Lusiena Kola është rikthyer në detyrë.Dosja.al mëson se ky vendim është marrë pasi Pro...
KAVAJE- Familjarët e Marsida Qatjas nuk kanë qenë në dijeni për faktin se ajo ka pasur një lidhje jashtëmartesore me Dritan Haxhollin, i cili mbeti i vrarë pas ...
Ne fillim të marsit Bashkia e Vlorës u bë shesh beteje mes dy bandave të rrezikshme. Njerëz të armatosur hynë në Institucionin më të lartë të qytetit, kërcënuan...
Tiranë- Prokuroria e Tiranës ka kërkuar që të pushohet çështja për Kastriot Ismailajn, administrator i kompanisë DIA, për mbledhjen e borxheve të CEZ-it....