Aktualitet

Aksident fatal në Shijak, ‘Benzat’ përplasen kokë më kokë, vdesin dy shoferat (Video)

10 Tetor 2019, 15:28 Nga DOSJA
Aksident fatal në Shijak, ‘Benzat’ përplasen kokë

DURRËS– Dy persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e një aksidenti fatal në Shijak. Dosja.al mëson se të vdekur kanë mbetur të dy drejtuesit e dy mjeteve të llojit “Benz” që u përplasën kokë më kokë pranë fshatit Hardhishtë.

Dosja.al mëson se fillimisht ka ndërruar jetë njëri prej tyre, 44-vjeçari M.Tuda, ndërsa tjetri mbeti i palgosur rëndë. 

I plagosuri u dërgua me emergjencë në spital por fatkeqësisht 41-vjeçari me inicialet N.H., ndërroi jetë atje.

Siç shihet edhe në videon nga vendngjarja, dy makinat janë bërë copash dhe në njërën prej tyre kanë mbetur një palë atlete.

Shkak i këtij aksidenti ku mbetën dy të vdekur dyshohet të jetë bërë shpejtësia me të cilën udhëtonin mjetet.

Njoftimi i plotë i policisë:

Më datë 10.10.2019, rreth orës 16:00, në Hardhishtë, Shijak automjeti tip Benz me drejtues shtetasin M.T., 44 vjeç, banues në Durrës është përplasur me një automjet tjetër tip Benz me drejtues shtetasin N.H., 41 vjeç.

Për pasojë, kanë ndërruar jetë të dy drejtuesit e mjeteve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksident me dy te vdekur ne shijak hardhishte aksident me dy te vdekur ne shijak hardhishte

Sondazh

Poll