Aktualitet

Akuzoheshin për vrasjen e avokatit të njohur grek, Gjykata vendos burg përjetë për 3 shqiptarët

10 Tetor 2019, 15:56 Nga DOSJA
Akuzoheshin për vrasjen e avokatit të njohur grek, Gjykata vendos burg

GREQI- Gjykata e Athinës ka marrë sot vendimin për 3 shqiptarët, të cilët akuzohen si vrasës të avokatit të njohur grek, Mihalis Zafeiropoulos. Sipas vendimit të gjykatës, 3 shqiptarët do të kalojnë të gjithë jetën e mbetur në qeli, pasi janë dënuar me burgim të përjetshëm.

Vendimi i gjykatës ishte unanim, me gjyqtarët dhe juristët duke pranuar në thelb propozimin e bërë më herët nga kryeprokurori, Spyros Pappas. Gjykata vendosi dënim të përjetshëm për Ibrahim Brahimaj, si dhe një 11 vjet burg shtesë për grabitje dhe sulm me armë. Edhe dy të pandehurit e tjerë, Klodian Lekocja dhe Olti Dulce u dënuan me burgim të përjetshëm.

Gruaja e avokatit ka falenderuar drejtësinë greke dhe tha se asgjë nuk do ndryshonte në jetën e saj dhe pas këtij vendimi. “Faleminderit drejtësisë Greke dhe jurisë. Për fat të keq asgjë nuk mund ta rikthejë Michalis. Kjo nuk do të ndryshojë asgjë në jetën e tyre sepse ata ishin në burg, ata janë në burg dhe ata do të jenë në burg. Kjo nuk do të ndryshojë asgjë për ta dhe fatkeqësisht për mua dhe fëmijët e mi“, tha ajo.

Avkati i njohur grek u vra dy vite më parë dhe kjo ngjarje tronditi të gjithë Greqinë. Në atë kohë shteti u ngrit i gjithi në këmbë dhe për pak kohë vuri në pranga të dyshuarit që sot janë shpallur fajtor për vrasjen. Mihalis Zafeiropoulos ishte një nga avokatët më të njohur në Greqi, i cili kishte përfaqësuar në gjykatë shumë eksponentë të fuqishëm të botës së krimit.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ibrahim brahimaj klodian lekocja mihalis zafeiropoulos olti dulce vritet avokati grek ibrahim brahimaj klodian lekocja mihalis zafeiropoulos olti dulce vritet avokati grek

Sondazh

Poll