Aktualitet

Gruaja me 3 meshkuj në shtëpi, zbulohet emri i burrit të Marsida Qatjas, Berisha e akuzoi si vrasës më 2015

10 Tetor 2019, 14:33 Nga DOSJA
Gruaja me 3 meshkuj në shtëpi, zbulohet emri i burrit të Marsida

KAVAJE- Zbulohet identiteti i burrit të Marsida Qatjas, parukierja e cila ishte shkaku i vrasjes në Kavajë, ku mbeti i vdekur Dritan Hoxhalli. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se ai është Indrit Hyseni, dhe është burri i dytë i 30-vjeçares.  Çifti është prind i një fëmije 2 vjeç, ndërkohë që edhe Hyseni është një person me precedent penalë. Aktualisht ai vuan dënimin në një burg të Gjermanisë, pasi është i dënuar për trafik droge. Ish-kryeministri Sali Berisha e ka përmendur Hysenin si pjesë e bandës së Elvis Roshit, dhe se sipas tij ka qenë i dënuar për vrasje.

“A e dini se ne Kavaje policia eshte e tulatur dhe inegzistente pasi shefi komisariatit qendron cdo dite me banden e Elvis Rroshit, Indrit Hyseni i sapo dale nga burgu i denuar per vrasje 16 vet, Artan MUça i denuar 18 vjet per vrasje ne iTali, Emiljano Leka i denuar per Vrasje si edhe Roland Xhihani i arrestuar dje per perdhunim te nje vajze nen kercenimin e ames te cilet levizim me makinat e marr me qera nga Elvis Rroshi e banda e tij me logon e ps, keta jane persona qe qellojne me arme ne qytet e ne rrethina shkojn ee i bejne prsion simpatizanteve te pd se di ti vrasin, a e dini qe policia nuk i kontrollon asnjeher mjetet e tyre pasi jane nen urdherat e Elvis Rroshit dhe Arberesh Vokshit qe eshte shef komisariati hajdut e rrugaç”, shkruante Berisha më 2015.

Hyseni, ndërkohë ishte interesuar për ngjarjen që ka tronditur sot Kavajën. Më herët ai dërgoi një kushëri për të parë atë që ka ndodhur në banesën ku jetonte Marsida Qatja.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Kavajë. Një konflikt i armatosur që përfundoi me një viktimë dhe me një të plagosur. Viktima bezdiste ish të dashurën Marsida Qatja. Kjo e fundit thirri për ndihmë të dashurin e ri Bledar Toçi.

Pasi pa njerëz në shtëpi viktima hapi zjarr duke plagosur policin, ky i fundit e vrau me armën e shërbimit. Në apartamentin duplex jetonin edhe fëmijët e parukieres 30-vjeçare.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bledar toci dritan haxholli indrit hyseni vrasja per te dashuren ne kavaje bledar toci dritan haxholli indrit hyseni vrasja per te dashuren ne kavaje

Sondazh

Poll