Aktualitet

‘Festë me kokainë’/ Kartë, lugë, dhe çakmak, ja çfarë u gjet në shtëpinë e parukieres, dyshohet se grupi ka përdo

10 Tetor 2019, 14:59 Nga DOSJA
‘Festë me kokainë’/ Kartë, lugë, dhe

KAVAJE– Në banesën e 30-vjeçares Marsida Qatja në Kavajë, policia ka gjetur pluhur të bardhë të dyshuar kokainë, por edhe sende të tjera që shërbejnë për përgatitjen e drogës për konsum.  Mbi tavolinën e shtëpisë është gjetur një kartë telefoni për të ndarë në viza drogën, lugë gjelle, si edhe çakmak.

Dyshohet se Marsida Qatja bashkë me tri burrat kanë konsumuar kokainë para se të ndodhte krimi i pasionit.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Kavajë. Një konflikt i armatosur që përfundoi me një viktimë dhe me një të plagosur. Viktima bezdiste ish të dashurën Marsida Qatja. Kjo e fundit thirri për ndihmë të dashurin e ri Bledar Toçi.

Pasi pa njerëz në shtëpi viktima hapi zjarr duke plagosur policin, ky i fundit e vrau me armën e shërbimit. Në apartamentin duplex jetonin edhe fëmijët e parukieres 30-vjeçare.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet marsida qatja vrasja per te dashuren ne kavaje marsida qatja vrasja per te dashuren ne kavaje

Sondazh

Poll