Sport

Lautaro Martinez, merr dhuratën speciale nga bashkëshortja për “Ditën e Babait”!

Ylli i përfaqësueses argjentinase dhe i Interit është në pritje të fëmijës së tij të dytë pas disa muajsh

18 Qershor 2023, 17:28 Nga DOSJA

Lautaro Martinez, merr dhuratën speciale nga bashkëshortja për

GREQI - Lautaro Martinez dhe Agustina Gandolfo vazhdojnë pushimet në Greqi dhe ditën e baballarëve kanë kaluar edhe në vendin helen. 

Me ta është edhe vajza e tyre e vogël Nia, për të cilën lojtari i Interit ka një dobësi të madhe, ndërsa gruaja e tij është sërish shtatzënë dhe pas pak muajsh do të vijë në jetë djali i tyre. 

Lautaro Martinez, merr dhuratën speciale nga bashkëshortja për

Nina mund të mos i ketë bërë dhuratë babait të saj për këtë ditë të veçantë, por Agustina ka “ngarkuar” në rrjetet sociale një foto me kampionen e botës duke i mbështetur veshin në bark dhe duke dëgjuar vogëlushin. 

Dhurata më e mirë për Lautaron që do të bëhet baba për herë të dytë nga gruaja me të cilën u martua disa javë më parë në liqenin e Komos. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll