Sport

VIDEO / Italia mund Holandën në finalen 'e vogël' të Nations League

'Azzurrët' fitojnë mes vështirësive 3-2 përballë 'tulipanëve' për t'u renditur në vendin e tretë të kompeticionit

18 Qershor 2023, 17:06 Nga DOSJA
VIDEO / Italia mund Holandën në finalen 'e vogël'

HOLANDE - Italia e përfundon Ligën e Kombeve 2022-23 në vendin e 3-të. “Azzurrët” mundën Holandën 2-3 në finalen 'e vogël' për vendin e tretë dhe të katërt, duke fituar medaljen e bronztë, të dytin edicion radhazi pas asaj të edicionit 2020-21. 

Djemtë e Mancinit udhëhoqën sfidën që në pjesën e parë me golat e Dimarco në minutën e 6-të dhe Frattesi në minutën e 20-të.


Në pjesën e dytë ndizet reagimi i vendasve me golin e Bergwijn  në minutën e 68'-të.

Por pak minuta. më vonë për mbylljen e rezultatit në kundërsulm, kujdeset zëvendësuesi Chiesa i cili në të 73-tën minutë shënon golin e tretë për Italinë.

Në minutën e 90-të, goli i lojtarit të Romës, Wijnaldum, i cili gjithashtu doli nga stoli dhe u bë protagonist i takimit për skuadrën e tij, duke ngushtuar rezultatin në 2-3.

Një reagim i bukur krenarie dhe gjithashtu një paraqitje e shkëlqyer në aspektin e lojës për italianët, pavarësisht ankthit që treguan në fundin e takimit nga rrezikshmëria e vendasve.

Ndërsa vazhdon të luftojë me golat e sulmuesve (paraqitja e Reteguit ishte kryesisht e pamjaftueshme), kombëtarja 'azzurre' i heq kënaqësinë e fitores vendasve që ishin edhe mikpritësit e finaleve të këtij edicioni të Nation League, duke shijuar paraqitjet e mira të disa prej prurjeve më të fundit si Frattesi dhe Buongiorno, mbi të gjitha dhe hedh themelet për vjeshtën, kur do të fillojë sërish sulmi në "Euro 2024".

Në atë periudhë janë parashikuar të luajnë kundër Maqedonisë së Veriut dhe Ukrainës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll