Sport

Luis Enrique do të jetë trajneri i ardhshëm i Paris Saint-Germain. Pritet zyrtarizimi!

“L'Equipe” njofton këtë të diel, se të dy palët janë shumë pranë arritjes së një marrëveshjeje edhe pse gjithçka nuk është “100% e rregulluar”

18 Qershor 2023, 16:06 Nga DOSJA
Luis Enrique do të jetë trajneri i ardhshëm i Paris

FRANCE - PSG duket se këtë herë ka gjetur trajnerin e saj! Pas javësh negociatash me Julian Nagelsmann, të cilat përfundimisht u mbyllën në një ngërç mbrëmjen e së premtes, klubi kryeqytetas francez duket se ka rënë dakort me Luis Enrique. 

“L'Equipe” njofton këtë të diel se të dy palët janë shumë pranë arritjes së një marrëveshjeje edhe nëse gjithçka nuk është “100% e rregulluar”. Klubi dëshiron të njoftojë lajmin zyrtar javën e ardhshme.

Në pritje të emërimit të ish-trajnerit të Spanjës, Parisi duhet të gjejë dakordësinë me Christophe Galtier për një ndarje miqësore. Edhe këtu optimizmi është për të paralajmëruar largimin e “Galette” në orët në vijim. Enrique nga ana e tij duket se i ka të gjitha parakushtet për të realizuar sa më mirë projektin parizien.

I vlerësuar nga Luis Campos dhe Nasser Al-Khelaïfi, ai duket se i plotëson të gjitha kushtet. Për të shmangur çdo zhgënjim të mëtejshëm, Parisi do të qëndronte në kontakt me Sergio Conceição dhe Marcelo Gallardo. Por ndryshe nga Nagelsmann, pista e Enrique është në pritje të zyrtarizimit!

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll