Bota

Sveçla viziton Policinë e Kosovës në veri: Sovraniteti është i patjetërsueshëm

Përmes një postimi në rrjete sociale, Sveçla bën me dije se ka qëndruar në Jasenovik, në pendën e Liqenit të Ujmanit, në Junake dhe në Urën e Bistricës. Ai shkruan se sovraniteti është i patjetërsueshëm.

2 Qershor 2023, 13:12 Nga a.l
Sveçla viziton Policinë e Kosovës në veri: Sovraniteti
Xhelal Sveçla

KOSOVË- Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka vizituar sot pjesëtarët e Policisë së Kosovë në veri të vendit. Përmes një postimi në rrjete sociale, Sveçla bën me dije se ka qëndruar në Jasenovik, në pendën e Liqenit të Ujmanit, në Junake dhe në Urën e Bistricës. Ai shkruan se sovraniteti është i patjetërsueshëm.

“Me vajzat dhe djemtë e Policisë së Kosovës që nuk kursejnë asgjë në mbrojtje të sovranitetit, kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë në vendin tonë. Në shoqëri normale demokratike, Republika është e veshur me sovranitet. Sovraniteti është i patjetërsueshëm. Faleminderit”, shprehet ai.

Tre ditët e fundit protestat kanë qenë më të qeta dhe nuk është raportuar për incidente. Por më 26 dhe 29 Maj ndodhen akte dhune fillimisht ndaj policisë së Kosovës që ndihmoi kryetarët të hynin në komuna dhe pastaj ndaj forcave të KFOR-it. Ndërkombëtarët kanë kërkuar uljen e menjëhershme të tensioneve.

xhelal svecla

Sondazh

Poll