Bota

Kurti: Nuk mund të mbyll sytë para kriminelëve në veri

Në fjalën e tij nga foltorja, kryeministri Kurti tha se e nuk mund t’i mbyll sytë para bandave kriminale në veri, të cilët po kërcënojnë rendin kushtetues të Republikës. 

2 Qershor 2023, 11:26 Nga a.l
Kurti: Nuk mund të mbyll sytë para kriminelëve në veri
Albin Kurti

KOSOVË- Në Kuvendin e Kosovës sot po debatohet për situatën në veri dhe protestat e dhunshme të serbve. Në fjalën e tij nga foltorja, kryeministri Kurti tha se e nuk mund t’i mbyll sytë para bandave kriminale në veri, të cilët po kërcënojnë rendin kushtetues të Republikës. 

"Nuk mund t’i mbyll sytë kur grupe kriminale të llojit fashist paramilitar kërcënojnë rendin kushtetues e ligjor të Republikës. Ne jemi të vetëdijshëm që jo të gjithë janë pjesë e grupeve të tilla, por fatkeqësisht shumë qytetarë serbë për shkak të presionit e kërcënimit nga Beogradi zyrtar janë të detyruar të shërbejnë si mburojë njerëzore për sulme të grupe të tilla kriminale. Dhe aty janë tri kategori: e para – kriminelët e mbrojtjes civile – këta janë pjesa ekstremiste, shoviniste, nacionaliste që e admiron Millosheviqin e Putinin dhe merr pjesë në protesta të dhunshme. E dyta: Nga administrata publike, që po nuk dolën në protesta humbin pagën se vendin e punës nuk e di a e kanë. E treta: Janë kompanitë e Radojiçiqave dhe Veselenoviqave që iu japin pushim punëtorëve me kusht që të shkojnë në protestë të dhunshme. Ua kushtëzojnë vendin e punës me protestë të dhunshme dhe kur shkojnë në protestë të dhunshme ia shkruajnë ditë pushimi", tha Kurti. 

Ai gjithashtu tha se shoqërimi i kryetrarëve të rinj me forca të sigurisë, është bërë për shkak të  vlerësimit  të Institucioneve të sigurisë  dhe se ky nuk ishte vendim politik.

mblidhet kuvendi i kosoves 2 qershor 2023

Sondazh

Poll