Bota

Vijon pa incidente protesta në veri, situatë e qetë në Mitrovicë

Në këtë zonë sot është një ditë e zakonshme dhe se pranë urës janë vendosur, Policia e Kosovës, Policia e EULEX-it dhe karabinierët italianë. 

2 Qershor 2023, 12:18 Nga a.l
Vijon pa incidente protesta në veri, situatë e qetë në
Mitrovica e Veriut

KOSOVË- Vijon pa incidente protesta në veri të Kosovës. Situatë e qetë po paraqitet edhe në veri të Mitrovicës përkatësisht përtej Urës së Ibrit. Në këtë zonë sot është një ditë e zakonshme dhe se pranë urës janë vendosur, Policia e Kosovës, Policia e EULEX-it dhe karabinierët italianë. 

Tre ditët e fundit protestat kanë qenë më të qeta dhe nuk është raportuar për incidente. Por më 26 dhe 29 Maj ndodhen akte dhune fillimisht ndaj policisë së Kosovës që ndihmoi kryetarët të hynin në komuna dhe pastaj ndaj forcave të KFOR-it. Ndërkombëtarët kanë kërkuar uljen e menjëhershme të tensioneve.

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll