Bota

'E kemi dëshmuar që jemi partnerë të denjë'/ Kurti: Besoj thellësisht në miqësinë e përhershme të SHBA-së dhe BE-së

Ndër të tjera, në Kuvendin e Kosovës, ku po mbahet debat parlamentar lidhur me situatën në veri, Kurti tha se ka pasur jo vetëm konsultim, por edhe bashkërendim me partnerët ndërkombëtarë. 

2 Qershor 2023, 11:28 Nga a.l
'E kemi dëshmuar që jemi partnerë të denjë'/
Albin Kurti

KOSOVË-  Kryeministri Albin Kurti ka thënë se qeveria e tij beson në miqësinë e përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian, por qasja ndaj Kosovës dhe Serbisë nuk mund të jetë e njejtë.  

"Qeveria ime beson thellësisht në miqësinë e përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shtetet e Bashkimit Evropian e më gjerë. Ne jemi thellësisht transatlantik. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian bashkë me njëra tjetrën dhe bashkë me neve. Por, qasja ndaj Kosovës dhe Serbisë nuk mund të jetë e njejtë. Serbia është vend autokratik, Serbia nuk është vend demokratik. Në Serbi shtypen liritë dhe të drejtat e njeriut, shtypet opozita dhe Rusia e ka qëndrën e saj rajonale. Ne e kemi dëshmuar se jemi partner të denjë të miqve tanë ndërkombëtarë, me avancimin tonë demokratik e ekonomik të Kosovës", tha Kurti. 

Ndër të tjera, në Kuvendin e Kosovës, ku po mbahet debat parlamentar lidhur me situatën në veri, Kurti tha se ka pasur jo vetëm konsultim, por edhe bashkërendim me partnerët ndërkombëtarë. 

albin kurti kuvendi i kosoves 2 qershor 2023

Sondazh

Poll