Bota

Sulmi ndaj KFOR dhe mediave/ Abdixhiku akuza Kurtit: I njeh bandat kriminale por nuk i arreston

Kreu i LDK-së tha se sulmi i nisur ndaj policisë nga banda që kryeministri i njeh, ndaj gazetarëve shqiptarë u shndërrua shpejt në sulm ndaj ushtarëve paqeruajtës të KFOR-it. 

2 Qershor 2023, 12:05 Nga a.l
Sulmi ndaj KFOR dhe mediave/ Abdixhiku akuza Kurtit: I njeh bandat kriminale por
Lumit Abdixhiku

KOSOVË- Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në seancën e sotme të Kuvendit ku po debatohet për ngjarjet e fundit në veri të Kosovës, ka thënë se Kosova po sulmohet nga bandat, ndërsa ka akuzuar kryeministrin Kurti po i sulmon miqtë ndërkombëtarë. 

“Sot po bëhet një javë nga sulmi jo i paprecedentë dhe jo i rrallë i bandave kriminale në Veri që kryeministri po i njeh me emër dhe mbiemër, por janë ende në Veri të paarrestuar. Por, ky po i njeh dhe po na ligjëron për to, por janë të lirë kundrejt institucioneve të Republikës së Kosovës, përkatësisht zyrave të kryetarëve në Veri”, tha ai. 

Kreu i LDK-së tha se sulmi i nisur ndaj policisë nga banda që kryeministri i njeh, ndaj gazetarëve shqiptarë u shndërrua shpejt në sulm ndaj ushtarëve paqeruajtës të KFOR-it. 

lumir abdixhiku mblidhet kuvendi i kosoves 2 qershor 2023

Sondazh

Poll