Bota

Kurti nxjerr në Kuvend emrat e organizatorëve kryesorë të trazirave në veri: Protesta dashakeqe

Kurti ka përmendur të parin Milorad Jevtiqin. Ai shtoi se është një nga drejtuesit e këtij formacioni ilegal, e se shtëpia e tij është “bazë qëndrimi për drejtuesit e strukturës ilegale”, të cilën e ka ndërlidhur me Listën serbe

2 Qershor 2023, 11:41 Nga m.s
Kurti nxjerr në Kuvend emrat e organizatorëve kryesorë të
Albin Kurti


KOSOVË- Kryeministri Albin Kurti ka publikuar emrat e disa prej njerëzve, të cilët sipas tij, janë organizatorët kryesorë të trazirave në veri gjatë ditëve të fundit. Ai tha në Kuvend se rolin kryesor në organizimin e protestuesve po e kryejnë anëtarët e formacionit ilegal të së ashtuquajturës “mbrojtje civile” dhe ish-pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

“Këto protesta me gjithë dashakeqësinë, na kanë shërbyer të bëjmë identifikime të vlefshme”, tha ai në Kuvend.

Kurti ka përmendur të parin Milorad Jevtiqin. Ai shtoi se është një nga drejtuesit e këtij formacioni ilegal, e se shtëpia e tij është “bazë qëndrimi për drejtuesit e strukturës ilegale”, të cilën e ka ndërlidhur me Listën serbe.

Më tej ka përmendur Miçko Jevtiqin, Rajko Jevtiqin, Danilo Josifoviqin, Liljana Aksentijeviqin e Aleksandër Filipoviqin.

Kujtojmë këtu se protestat kundër kryetarëve shqiptarë të komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës vijojnë edhe sot, duke shënuar ditën e pestë.

albin kurti kosove

Sondazh

Poll