Bota

Deklaratat dhe shqetësimet e ndërkombëtareve, Kurti në Kuvend: S’e ndihmuan situatën

Ai tha se s’ka pasur asnjë befasi për partnerët ndërkombëtarë, pasi tha, ky ka qenë një proces me shumë hallka e “hallka e fundit ishte arritja e kryetarit me çantë në vend të punës.

2 Qershor 2023, 11:24 Nga A.B
Deklaratat dhe shqetësimet e ndërkombëtareve, Kurti në
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i vendit, Albin Kurti, i quajti të tepruara reagimet e shteteve të QUINT-it dhe Bashkimit Evropian, duke thënë se ato s’i ndihmuan situatës.

Deklarata e munguar e shoqëruar me shqetësimet e tepruara nuk i ka ndihmuar situatës. Kjo kronologji e ngjarjeve është me rëndësi pasi që tregon se institucionet e Kosovës kanë bërë detyrat e tyre.

“Ne kemi vepruar në përputhje me obligimet kushtetuese dhe interesat e qytetarëve të Kosovës, por kjo kronologji tregon se jo vetëm që ka pasur konsultim por edhe bashkërendim me partnerët ndërkombëtar”, tha Kurti gjatë seancës së sotme të Kuvendit. 

Më tej, ai tha se s’ka pasur asnjë befasi për partnerët ndërkombëtarë, pasi tha, ky ka qenë një proces me shumë hallka e “hallka e fundit ishte arritja e kryetarit me çantë në vend të punës.

Ajo që duhet ta përsëris është se objektet publike të Kosovës i takojnë Kosovës e Kosova është e qytetarëve”, tha Kurti.

albin kurti mblidhet kuvendi i kosoves 2 qershor 202

Sondazh

Poll